fbpx
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Emocionuese/ Shpëtoi pas 261 orëve nën rrënoja, babai takon për herë të parë vajzën e porsalindur

Tirana Press by Tirana Press
18/02/23 - 09:56
in Bota
A A
Emocionuese/ Shpëtoi pas 261 orëve nën rrënoja, babai takon për herë të parë vajzën e porsalindur
0
VIEWS

Në orët e vona të mbrëmjes u nxor i gjallë nga rrënojat Mustafa Avci, u dërgua për mjekim në spital ku takoi për herë të parë vajzën e tij. Vogëlushja ka lindur vetëm 1 ditë para se tërmeti shkatërrimtar të godiste tokën.

E emocionuar nga gëzimi, Bilge Avci, bashkëshorja e Mustafasë,  i dha në krahë vajzën 12-ditëshe.

Vetëm 24 orë para se të binte tërmeti, çifti ndodhej në një spital në Antakya, ku pritej lindja.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

Lindja ndodhi në 23:50 me orën lokale më 5 shkurt. Disa orë më vonë, goditi tërmeti i parë, gjatë të cilit mbeti nën rrënoja Mustafa Avcı.

Fatmirësisht, reparti i spitalit ku ndodhej Bilge Avcı bashkë me foshnjën e sapolindur, qëndroi pa u rrëzuar për një kohë, mjaftueshëm që ata të dalin të sigurt nga spitali.

Mbrëmë, 261 orë pas tërmetit shkatërrues, Mustafai u nxor i gjallë nga rrënojat, ngjarje e cila cilësohet si mrekulli. Ai u transferua në një spital në qytetin Mersin, ku e vizituan bashkëshortja Bilge dhe foshnja e tyre.

Duke menduar se familja e tij kishte vdekur, Mustafa Avcı tha se nuk kishte asnjë shpresë dhe madje nuk bëri asnjë përpjekje për të dalë i gjallë nga rrënojat.

I pyetur se si ndihet tani, Mustafa Avcı tha: Është sikur kam lindur sërish.

Bilge Avcı shprehet se ende nuk mund ta besojë që burri i saj është nxjerrë i gjallë nga rrënojat.

“Jam shumë e lumtur. Kishim humbur shpresat. Tani jemi në një pikë ku fjalët nuk mjaftojnë. Vajza ime ishte gjithmonë e buzëqeshur, sikur po thoshte ‘Babai im do të vijë sot’“, tha Bilge Avcı.

Tags: Mustafa AvciTërmetTurqi

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!
Bota

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

30/09/24 - 08:37
38
Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë
Bota

Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë

30/09/24 - 08:36
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Next Post
Receta e ditës, patëllxhan i mbushur me susam dhe djathë

Receta e ditës, patëllxhan i mbushur me susam dhe djathë

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.