Elon Musk ka propozuar gadishmërinë e ndihmës për kërkim-shpëtimin e personave nën rrënojat me anë të shërbimit satelitor.
Musk tha në Twitter se një nga kompanitë e tij, Space Exploration Technologies Corp., mund të sigurojë rrjetin Starlink, plejada e satelitëve me orbita të ulëta, sapo qeveria turke të japë miratimin.
Në përgjigje të propozimit ka reaguar një zyrtar i lartë i shtetit i cili falënderon miliarderin, por i bën të ditur se Turqia ka mjaftueshëm satelitë.
Turqia ka stacione bazë me bateri, megjithëse nuk mund të sigurohet energji elektrike në disa zona, tha zyrtari.
Recep Tayyip Erdoğan ndaj veprimit me me Musk, po i tregon botës që jo vetëm kemi fuqinë të ringrihemi por edhe logjistikën e nevojshme për të përballuar edhe fatkeqësitë natyrore.
Ky është tërmeti më i fortë që ka goditur vendin që prej vitit 1939, (me magnitudë 7.8 ose 7.4 sipas vlerësimeve turke) në dekada vrau qindra njerëz në kufirin Turqi-Siri dhe plagosi mijëra të tjerë.