Twitter mund të lëshojë mesazhe të drejtpërdrejta të koduara, tha CEO Elon Musk të mërkurën, ndërsa përshkruan planet për të rritur veçoritë e komunikimit në shërbimin e mediave sociale.
Musk gjithashtu tha në një postim në Twitter se versioni i fundit i aplikacionit Tëitter përmban ndryshime në mesazhet direkte ose DM – mesazhe jo publike që përdoruesit i dërgojnë njëri-tjetrit.
CEO tha se përdoruesit tani mund t’i përgjigjen çdo mesazhi në një lidhje DM, jo vetëm më të fundit, si dhe të përdorin çdo emoji për të reaguar ndaj një mesazhi. Më parë, përdoruesit do të mund t’i përgjigjeshin vetëm mesazhit të fundit në DM dhe të reagonin vetëm me emoji specifike.
Musk poashtu njoftoi se DM-të e koduara “duhet” të lëshohen të mërkurën.
Kriptimi në mesazhe do të thotë që vetëm dërguesi dhe marrësi mund të shohin një mesazh. Në teori, Twitter dhe Musk nuk do të ishin në gjendje të shihnin ose përgjonin mesazhet e drejtpërdrejta midis njerëzve.
“Testi është se unë nuk mund t’i shihja DM-të tuaja edhe nëse do të kishte një armë në kokën time,” shkroi Musk në një postim në Twitter.
Shërbimet e mesazheve të koduara janë rritur në popullaritet në vitet e fundit pasi përdoruesit fokusohen më shumë në privatësinë.
Musk tha gjithashtu se thirrjet zanore dhe video do të shtohen së shpejti në Tëitter, në mënyrë që përdoruesit të mund “të flasin me njerëzit kudo në botë” pa u dhënë atyre një numër telefoni.
Që nga fillimi i Twitter, zhvillimi i veçorisë së mesazheve direkte nuk ka marrë shumë vëmendje nga CEO-të e mëparshëm. Por Musk ka sinjalizuar shumë herë synimin e tij për ta bërë Twitter-in në një “aplikacion për gjithçka” nga mesazhet te shërbimet financiare .
Veçoritë e reja të Twitter-it
Premtimet e Musk nuk prezantohen gjithmonë në kohë. Në shkurt, ai tha se Twitter do të prezantojë një veçori për të ndarë të ardhurat nga reklamat me krijuesit në platformë. Por kjo nuk ka ndodhur ende.