Në Zimbabve një vajzë 17-vjeçare kafshohet nga një mamba e zezë. Vajza ishte në klasë ku gjarpëri e sulmoi ajo ndërroi jetë 20 minuta më vonë.
Melody Chiputura ndjeu një pickim në kofshën e saj ndërsa i tha menjëherë mësuesit të saj. Disa studentë vrapuan, të tjerë e tërhoqën Melody mënjanë, ndërsa disa studentë vranë kafshën helmuese.
Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, ajo vdiq nga helmi i mamba-s së zezë, i konsideruar si një nga gjarpërinjtë më helmues në botë.
Christopher Murenga, drejtor i shkollës së mesme Rushinga ku studionte Melody, foli për incidentin, duke thënë, “ajo menjëherë bërtiti duke thënë se diçka e kishte kafshuar. Të gjithë jemi në shok. Nuk e kemi idenë se nga erdhi ky gjarpër. Klasa është shumë larg habitateve të mundshme të gjarpërinjve.”
Melody u varros pranë shtëpisë së saj duke lënë të tronditur familjen, komunitetin dhe shokët e klasës pasi askush nuk është i sigurt se si gjarpri hyri në klasë në fillim.
Megjithatë, mendohet se gjarpri ka hyrë në klasë kur të gjithë nxënësit ishin në terren duke bërë aktivitete sportive