Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak çaste më parë në Shqipëri. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Mjekës, rreth 7 km larg Elbasanit, ndërsa lëkundjet janë regjistruar me magnitudë 4.1 rihter.
Lëkundjet janë ndjerë në disa zona të vendit. Burime bëjnë me dije se tërmeti është ndjerë në Librazhd, Përrenjas, Steblevë, si edhe në Korçë.
Fatmirësisht nuk raportohet për pasoja dhe dëme materiale.