Lamine Yamal, djaloshi 17-vjeçar, shkëlqeu në Kampionatin Evropian në Gjermani, duke dhënë maksimumin për kombëtaren spanjolle, me të cilën fitoi titullin e Kampionëve. Gjatë festës në stadiumin e Berlinit, Lamine Yamal zbuloi përpara publikut të dashurën e tij, Alex Padilla, e njohur në TikTok.
Alex Padilla është një studente 20-vjeçare nga Barcelona dhe është tre vjet më e madhe se Yamal. Gjatë gjithë turneut në Gjermani, ajo qëndroi pranë familjes së futbollistit, duke e mbështetur nga afër. Kur mbaroi finalja mes Spanjës dhe Anglisë dhe të gjithë po festonin, Alex zbriti në fushë për të bërë foto me të riun, duke e bërë të ditur lidhjen e tyre për publikun për herë të parë.
Deri atëherë, askush nuk dinte asgjë për të, pasi Yamal e kishte fshehur me mjeshtëri nga mediat. Alex Padilla është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, me mbi 500 mijë ndjekës në TikTok. Ky zbulim ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe të ndjekësve të futbollit, duke shtuar më shumë interes për jetën personale të Yamal.







