Honda parashikon një epokë të re për makinat me hidrogjen. Honda beson se hidrogjeni ka për të luajtur një rol të rëndësishëm si karburant në të ardhmen e makinave, menjëherë pas fillimit të epokës së makinave me bateri. Honda, së bashku me Toyota-n dhe Hyundai-n, prej kohësh kanë qenë përkrahës të makinave që funksionojnë me hidrogjen (FCEV). Inoue Katsushi, i cili drejton përpjekjet për elektrifikimin e Honda-s, e dha vizionin e tij për të ardhmen:
Ajo që kam në mendjen time është se epoka e baterive vjen e para dhe faza tjetër është ajo me hidrogjen.
Prodhuesi japonez i makinave është duke punuar që deri në vitin 2040, 100% e shitjeve të makinave të saj të jenë me bateri ose me hidrogjen. “Gjenerata jonë e ardhshme do të jetë mjaft konkurruese”,-tha Katsushi duket iu referuar sistemit me hidrogjen i cili do të detajohet në muajt e ardhshëm.
Gjithashtu, ai tha se shpërndarja e makinave FCEV do të jetë e mundur pasi të ekzistojë infrastruktura për ta mbështetur atë, së bashku me zinxhirin e furnizimit dhe kërkesën e tregut. Honda ka bashkëpunuar me Isuzu për krijimin e një kamioni FCEV të quajtur Giga Fuel Cell, i cili pritet të dalë në treg në vitin 2027.
RIkujtojmë, se Honda Motor Co. po konsideron ndërtimin e një fabrike të makinave elektrike në Kanada, me një projekt prej 13,83 miliardë dollarësh. Projekti ku përfshihet edhe prodhimi i baterive, thuhet të jetë një nga investimet më të mëdha të Honda-s. Zyra e ministrit të industrisë së Kanadasë, këtë hap e sheh si dëshmi e reputacionit në rritje të Kanadasë si një furnizues lider global i makinave elektrike.
Prodhuesi japonez i makinave po shikon vende të shumta potenciale për ndërtimin e fabrikës, e cila ende nuk datë të saktë se kur do të fillojë. Honda tashmë ka plane për të filluar prodhimin dhe shitjen e makinave elektrike edhe në Amerikën e Veriut që nga viti 2026.