Dyshohet se butonat me prekje në timonin e “Volkswagen”-it janë arsyeja pse kanë ndodhur disa aksidente.
Të paktën 13 aksidente janë paraqitur në Administratën Kombëtare të Sigurisë së Trafikut të Autostradave të SHBA-së (NHTSA) dhe shumë prej tyre përfshinin “Volkswagen”-in elektrik ID.4.
Modeli ID.4 dhe disa modele të tjera të “Volkswagen”-it të prodhuara që nga viti 2019, i kanë butonat në timon me prekje.
Ndonëse aksidentet ndodhën kur po lëviznin me shpejtësi relativisht të ulët kur shoferët po parkonin, ne tre prej tyre pati lëndime të pasagjerëve, ndërsa njëra nuk shkaktoi hapjen e airbag-ut, pavarësisht nga dëmi i konsiderueshëm në baterinë EV.
Një përfaqësues i “Volkswagen”-it tha se kompania është “në dijeni të një numri të vogël ankesash”, ndërsa NHTSA-ja ende nuk ka hetuar në lidhje me këtë problem.
Megjithatë, tashmë “Volkswagen” duket se po heq dorë nga butonat me prekje, pasi njoftoi në fund të vitit 2022 se do të kthehen modelet me butona klasikë.
Edhe pse modele të tilla si “Tiguan” i gjeneratës së re dhe “Mk8.5 Golf” i ri kanë kontrollet tradicionale të timonit, nuk është njoftuar ende një ndryshim i tillë për ID.4.