Kryebashkiaku i një komuniteti në Meksikën jugore, i cili sapo ishte zgjedhur në zgjedhjet e 2 qershorit, u vra të hënën pranë Acapulco.
Salvador Villalba Flores, pjesë e partisë lokale México Avanza (“Përpara Meksika”, e qendrës së majtë), u vra në autostradën Acapulco-Pinotepa.
Zakonisht viktima shoqërohej nga anëtarë të Gardës Kombëtare. Por sipas gazetës El Sur në momentin që u vra ishte i pashoqëruar.
Atentatorët i bënë pritë Flores teksa po kthehej me autobus nga Mexico City. Autorët u futën brenda mjetit ku ai udhëtonte dhe qëlluan për vdekje kryebashkiakun e zgjedhur.
Salvador Villalba Flores vendosi të kandidojë pas vrasjes së mikut të tij Jesus Gonzalez Ríos, lider i të Gjelbërve (Partido Verde) në Copala më 29 qershor 2023.
Villalva mbrohej nga personeli i Gardës Kombëtare, por, sipas burimeve për El Sur, gjatë udhëtimit të tij në Mexico City këtë fundjavë ata nuk e shoqëruan atë sepse ata argumentuan se mbikëqyrja përfshinte vetëm shtetin e Guerreros.
Guvernatori i Guerreros, Evelyn Salgado, i kërkoi Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit që “të kryejë me shpejtësi dhe me efikasitet hetimet e nevojshme” për vrasjen e kryetarit të zgjedhur të Copala, Salvador Villalba Flores.
“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe solidarizohem me familjen, miqtë dhe mbështetësit e kryetarit të zgjedhur”, shkroi ai.