Sot starton kampionati europian i futbollit, ndërsa e shtuna do të jetë dita më e rëndësishme për kombëtaren shqiptare, për shkak të përballjes me Italinë.
UEFA dhe autoritetet gjermane po përgatiten që në Dortmund të presin 50,000 tifozë shqiptarë, të cilët do të ndjekin ndeshjen e së shtunës kundër Italisë, e para për skuadrën kuqezi.
Referuar medias sportive amerikane ESPN, tifozët shqiptarë përbëjnë kontingjentin më të madh udhëtues të cdo skuadre tjetër, përveç vendit pritës.
Signal Iduna Park, stadiumi vendas i Borussia Dortmundit, mban rregullisht mbi 81,000 spektatorë për ndeshjet e klubit, por gjatë kampionatit Euro 2024, ai do të ketë një kapacitet të reduktuar prej 62,000 vendesh dhe burime të UEFA-s kanë thënë për ESPN se një numër i madh biletash të seksionit neutral për ndeshjen hapëse të Grupit B janë blerë tashmë nga tifozët shqiptarë.
Ndërkohë, kampionia e Europës në fuqi, Italia pritet të mbështetet nga më pak se 10,000 tifozë për shkak se shumica dërrmuese e biletave janë blerë nga tifozët shqiptarë.
Në shkrim theksohet se “interesimi për ndeshjen e kombëtares në vendin e Ballkanit është aq i madh sa parlamenti i vendit për 10 ditë ka pezulluar punimet, për të mundësuar që mbi 100 ministra dhe parlamentarë të ndjekin ndeshjet e grupit B të ekipit shqiptar kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës