Dokumente të klasifikuara u shfaqën në internet, me detaje që variojnë nga mbrojtja ajrore e Ukrainës deri te agjencia spiune e Izraelit Mossad.
Zyrtarët amerikanë janë duke u përpjekur të identifikojnë burimin e rrjedhjes, me disa ekspertë që pretendojnë se mund të jetë një amerikan ai i cili ka shpërndarë informacionet e klasifikuara online.
Sensitiviteti i temave të trajtuara në dokumente prekin, luftën në Ukrainë, Kinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Mendohet se informacionet mund të jenë nxjerrë nga një amerikan dhe jo nga një aleat.
“Fokusi tani është që kjo të jetë një rrjedhje nga SHBA, pasi shumë nga dokumentet ishin vetëm në duart e SHBA-së”, tha Michael Mulroy, një ish-zyrtar i lartë i Pentagonit, për Reuters në një intervistë.
Zyrtarët amerikanë thanë se hetimi është në fazat e hershme dhe ata që e drejtojnë atë nuk e kanë përjashtuar mundësinë që elementë pro-rusë të jenë pas rrjedhjes, e cila shihet si një nga shkeljet më serioze të sigurisë që nga rrjedhja e WikiLeaks në 2013 ku 700,000 video dhe dokumente diplomatike u bënë publike.
Deri tani Ambasada ruse në Uashington dhe Kremlini nuk kanë dhënë asnjë komunikim lidhur me situatën.