Përsëri të tjera lëkundje tërmeti janë rregjistruar pak më parë në qarkun Dibër. Insituti Gjeoshkencës raporton se dridhjet e fundit janë ndjerë në orën 12:01, me magnitudë 3,2 ballë. Që nga tërmeti i mbrëmjes së djeshme i shkallës rrihter 4.7, kanë pasuar lëkundje të shpeshta dhe gjatë ditës së sotme.
Ndërkohë një tjetër lëkundje është regjistruar rreth orës 10:45, me magnitudë 3.3 righter me epiqendër në qarkun e Dibrës.
Ditën e djeshme “breshëri” tërmetesh kanë prekur vendin tonë kryesisht zonën e Klosit, Xibrës dhe Gurrës.