fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Dhuna ndaj Petraq Milos në Mali të Zi, Abazoviç: Ka të bëjë me zgjedhjet, prisni të tjera video e tensione me shqiptarët

Tirana Press by Tirana Press
22/02/23 - 09:00
in Rajoni
A A
Dhuna ndaj Petraq Milos në Mali të Zi, Abazoviç: Ka të bëjë me zgjedhjet, prisni të tjera video e tensione me shqiptarët
5
VIEWS

Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, deklaron se videot, në të cilat shihen disa policë të Malit të Zi duke keqtrajtuar një shtetas të huaj në kufi me Shqipërinë, i ka parë që nga data 15 janar, prej kur edhe “janë ndërmarrë masa”. Ai tha se po merren organet kompetente, duhet të ndëshkohen në mënyrë adekuate.

Por, shtoi se “ka edhe një anë tjetër të medaljes”, pasi, siç tha, në video nuk shihet se veprimeve të policisë u ka paraprirë një kundërvajtje në komunikacion.

“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, tha Abazoviç.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

Në videot që janë shpërndarë në platforma të ndryshme sociale më 21 shkurt, duket se ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare Sukobinë, që lidh Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Sipas pamjeve, një polic e nxjerr me forcë nga makina shtetasin e huaj, i cili nuk bën rezistencë dhe keqtrajtohet.

Policia malazeze tha se pamjet e “keqtrajtimit të një shtetasi shqiptar”, të publikuara më 21 shkurt, i referohen një ngjarjeje të 15 janarit në pikën kufitare të Sukobinës.

Partia shqiptare në Mal të Zi, Alternativa Shqiptare, tha se bëhet fjalë për shtetasin shqiptar, Petraq Milo, profesor universitar dhe ish-këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për financat publike dhe politikën monetare.

Abazoviç tha se shpërndarja e videove në këtë kohë lidhet me zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, që pritet të mbahen muajin e ardhshëm.

“Derisa i afrohemi 19 marsit, prisni shumë më shumë video, grafitë, nacionalizëm, tensione, një atmosferë të keqe në raport me boshnjakët, shqiptarët, pakicat”, tha Abazoviç.

Tags: Dritzan AbazoviçMal i ZI

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës
Politika

Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës

31/08/24 - 11:11
10
Rajoni

2-vjeçarja humb jetën pasi u rrokullis djepi ku ishte e lidhur

29/08/24 - 09:14
6
Next Post
“Turp të kesh, po më shkakton ankth”/ Debat i ashpër mes Deas dhe Ermionës

“Turp të kesh, po më shkakton ankth”/ Debat i ashpër mes Deas dhe Ermionës

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.