Pesë futbollistë të klubit të Veronas, janë dënuar me burg për përdhunim në grup ndaj një studenteje 20 vjeçare në janar të 2020. Secili prej tyre është dënuar me 6 vite burg.
Stefano Kasaroto, Xhani Manfrin, Edoardo Mersi, Santiago Visentin dhe Daniel Onesku, kishin paguar së bashku një shumë parash, si dëmshpërblim në mënyrë që studentja të tërhiqte padinë civile.
Të pandehurit kanë qenë bashkëlojtarë nëmomentin qëka ndodhur ngjarja.
Vajza kishte raportuar se ishte shoqëruar nga një nga lojtarët në një apartament ku edhe ishin katër të tjerët.