Thirrjet për të pezulluar zhvillimin e inteligjencës artificiale nuk do të “ zgjidhin sfidat ” tha bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates. Ky është komenti i tij i parë publik që kur një letër e hapur ndezi një debat për të ardhmen e teknologjisë.
Gates deklaroi gjithashtu se do të ishte më mirë të përqendroheshim në mënyrën më të mirë të përdorimit të zhvillimeve në Inteligjencë Artificiale, pasi ishte e vështirë të kuptohej se si një pauzë mund të funksiononte globalisht.
Ekspertët, duke përfshirë bashkëthemeluesin e Apple, Steve Wozniak, thanë në letër se rreziqet dhe përfitimet e mundshme për shoqërinë duhet të vlerësohen.
“Unë nuk mendoj t’i kërkosh ndonjë grupi të caktuar të pauzojë këtë zhvillim mund t’i zgjidh sfidat”, tha Gates.
“Është e qartë se nga këto gjëra kemi përfitime të mëdha… ajo që duhet të bëjmë është të identifikojmë zonat e ndërlikuara”.