Ylli spanjoll dyshohet si i akuzuar për ngacmim seksual me një femër datë 30 dhjetor në klubin e natës “Sutton”.
Është hapur një hetim nga policia, por sportisti mohon të këtë kryer këtë vepër penale.
Ka qenë e reja e cila ka denoncuar në polici 39-vjeçarin Alves, pasi e ka prekur ne vende intime, duke iu shprehur shqetësimin miqve të tyre.
Ish-lojtari Barcelonës është shprehur se nuk ka kryer të tillë veprim, ka qenë i pranishëm në të njëjtin ambjent, vetëm duke kërcyer me miqtë e tij, pa ndërhyrë në hapsirën e askujt.
Ai e ka konsideruar këtë akuzë si të turpshme dhe të dhimbshme për familjen dhe të afërmit e tij./xh. v/tiranapress.al/