fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Credit Suisse drejt falimentimit? Zvicra nis të punojë për planin e emergjencës

Tirana Press by Tirana Press
20/03/23 - 11:14
in Bota, Ekonomi
A A
Credit Suisse drejt falimentimit? Zvicra nis të punojë për planin e emergjencës
2
VIEWS

Credit Suisse me sa duket po shkon drejt falimentimit. Zvicra po përgatitet të përdorë mjetet e emergjencës për të përshpejtuar blerjen e Credit Suisse nga kompania gjigande UBS, para se tregjet të rihapen të hënën. Sipas ligjit zviceran, UBS duhet t’i jepte aksionerëve të saj të paktën 6 javë kohë të konsultoheshin për blerjen që përfshin dy huadhënësit më të mëdhenj në Zvicër.

Ekspertët e njohur me situatën thanë se UBS po shmang konsultimet dhe do të bëjë blerjen pa miratimin e aksionerëve. Detajet nuk janë publikuar ende. Rregullatori i Konkurrrencës në Zvicër, Finma nuk ka dhënë asnjë koment. Njësoj edhe Banka Qendrore e Zvicrës dhe UBS. Më herët, BQZ qe shprehur se një blerje e tillë mund të ndodhë për të parandaluar falimentimin total të Credit Suisse.

Por UBS, ka konfirmuar se edhe nëse blen Credit Suisse do të vazhdojë të reduktojë pjesën e saj të investimeve.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

Kabineti zviceran nisi një plan emergjent të shtunën mbrëma për të ardhmen e Credit Suisse.

UBS dëshiron të lejohet të plotësojë çdo kërkesë me të cilën do të përballet sipas rregullave globale për kapitalin për bankat më të mëdha në botë.Ndaj UBS ka kërkuar një formë zhdëmtimi ose marrëveshje qeveritare për të mbuluar kostot e ardhshme ligjore, tha një nga njerëzit. Credit Suisse la mënjanë 1.2 miliardë franga zvicerane në dispozitat ligjore në 2022 dhe paralajmëroi se paditë dhe hetimet rregullatore ende të pazgjidhura mund të shtojnë një tjetër 1.2 mld shpenzime. Ekipi drejtues i UBS ka shqetësime për marrjen e bankës së investimeve të Credit Suisse, e cila ka qenë burimi i shumë prej skandaleve dhe humbjeve të saj në vitet e fundit.

Nuk ka ende një garanci se marrëveshja do të kryhet.

Ndonëse në situate kritike, UBS ka qenë në gatishmëri të lartë për një thirrje shpëtimi urgjente nga qeveria zvicerane pasi investitorët u bënë të kujdesshëm ndaj ristrukturimit më të fundit të Credit Suisse. Vitin e kaluar, shefi ekzekutiv Ulrich Körner njoftoi një plan për të shkurtuar 9,000 vende pune dhe për të ndarë pjesën më të madhe të bankës së saj të investimeve në një njësi të re të quajtur First Boston, e drejtuar nga ish-anëtari i bordit Michael Klein.

Tags: Credit SuisseUBSZvicer

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!
Bota

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

30/09/24 - 08:37
38
Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë
Bota

Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë

30/09/24 - 08:36
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Next Post
Fermerët e Korçës në radhë për subvencionin e naftës: Kemi ardhur që në 5 të mëngjesit, s’punon sistemi

Fermerët e Korçës në radhë për subvencionin e naftës: Kemi ardhur që në 5 të mëngjesit, s’punon sistemi

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.