Piloti i F1 Fernando Alonso duket se pokalon në një situate të çuditshme. FIA e kishte sanksionuar pilotin spanjoll për një gabim në llogaritjen e një penaliteti. Më pas është parë se nuk kishte parregullsi në procedurë sipas një akordi të mëparshëm. Ndëshkimi është anuluar dhe Alonso ka arritur podin numër 100 në karrierë.
I treti, i katërti dhe pastaj sërish i treti. Pozicioni i Fernando Alonsos në Arabi ishte një kaos total. Në fund ai u klasifikua i treti, siç ndodhi realisht në garë.
Pilotit të Aston Martin iu privua vendi i tretë, sepse komisarët gjykuan se skuadra e tij nuk kishte zbritur në mënyrë korrekte një penalitet gjatë garës. Komisarët pretenduan se skuadra kishte prekur makinën numër 14 me një krik, teksa Alonso po shlyente penalitetin prej 5 sekondash në pit stopin e parë. Spanjolli u penalizua me argumentin se ishte pozicionuar keq në nisje.
Komisarët kanë deklaruar se:
“Në këtë rast është e qartë se makina është prekur. Mbi bazën e deklaratave të stjuardëve, sipas të cilëve të prekësh makinën do të thotë të ‘punosh’ në të, u vendos për një ndëshkim”. Penalizimi i dytë me 10 sekonda të tjera bëri që Alonso të zbriste në vend të 4-t.
Fernando Alonso postoi në rrjetet sociale gëzimin për podin e 100-të në karrierë. “Podi 100! Çfarë skuadre fantastike kemi dhe çfarë makine të shpejtë! Krenar për ty Aston Martin”, – shkruante spanjolli.
FIA konfirmoi se ndëshkimi i Alonsos ishte anuluar dhe ai zyrtarisht mori vendin e 3-të, ndërsa Rasëll u kthye në vend të 4-t. Aston Martin praktikisht vërtetoi me sukses se prekja e makinës nuk ishte një shkelje rregullash.
Përfaqësuesit e FIA u shprehën se:
“Duke parë rrethanat, kemi kuptuar se vendimi ynë i parë për një penalitet ndaj makinës numër 14 duhej të revokohej dhe këtë kemi bërë”, – u shprehën më pas komisarët e garës.