nalja e Kupës së Amerikës mes Kolumbisë dhe Argjentinës u zhyt në kaos absolut të dielën në Miami, ndërsa turmat e tifozëve pothuajse u shtypën jashtë hyrjes së stadiumit “Hard Rock” teksa qindra tifozë tentuan të kalonin me forcë nëpër portat hyrëse.
Si kundërpërgjigje, organizatorët vendosën të hapin të gjitha portat për të shmangur një rrëmujë potencialisht të rrezikshme, ndërsa shtyjnë fillimin e ndeshjes me pak më shumë se një orë. Videoja e postuar në mediat sociale tregoi tifozët, kryesisht të veshur me ngjyrat verdhekuqe të Kolumbisë tentojnë të kërcejnë mbi parmakët e sigurisë pranë hyrjes jugperëndimore të stadiumit, në sfond dëgjohen britma.