Frank Lampard nuk do ti jepet mundësia të rinovoj si trajner i Chelsea, drejtuesit e grupit po konsiderojnë zëvendësimin e mundshëm.
Emra si Luis Enrique dhe Julian Nagelsmann janë disa nga emrat e përfolur për stolin e “Bluve të Londrës”.
Sipas shtypit britanik i preferuari kryesor për momentin konsiderohet një trajner me eksperiencë të konsiderueshme në Premier League. The Telegraph raporton se drejtimin e Chelsea pritet ta marrë Mauricio Pochettino.
Kujtojmë se Mauricio Pochettino ka qenë menaxheri Tottenham dhe Southampton. Gjithashtu, 51-vjeçari vlerësohet si personi i duhur për të rikthyer Chelsea në garë për të qenë përsëri pretendente për të fituar tituj.