fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Bota e artit në zi – Shuhet diva e Rock ‘n’ Roll, Tina Turner

Tirana Press by Tirana Press
25/05/23 - 09:18
in Bota
A A
Bota e artit në zi – Shuhet diva e Rock ‘n’ Roll, Tina Turner
8
VIEWS

Shuhet në moshën 83-vjeçare diva e muzikës Rock ‘n’ Roll, Tina Turner.

Prej kohësh vuante nga një sëmundje e cila i mori jetën. Lajmin e bënë të ditur mediat e huaja.

83-vjeçarja Mbretëresha e Rock ‘n Roll vdiq paqësisht këtë të mërkurë në mbrëmje. Ajo u shua në shtëpinë e saj, në Kusnacht pranë Zyrihut, në Zvicër. Me ikjen e saj, bota humb një legjendë të muzikës dhe një shembull model”, tha në një deklaratë një zëdhënës i këngëtares.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

E lindur në SHBA Diva në 26 nëntor 1939, Tina Turner ishte një prej këngëtareve rock më të dashura në botë, e famshme për performancat e saj në skenë dhe një mori hitesh. Ajo u bë fillimisht e famshme në vitet 1960 krah ish-bashkëshortit Ike Turner, me këngët klasike, River Deep, Mountain High, në mesin e repertorit të tyre.

Emri i saj i vërtetë ishte Anna Mae Bullock dhe Tina Turner iu dha nga bashkëshorti Ike, kur talenti i saj u bë i dukshëm. Emrin ia vendosi me qëllimin që në rast se ajo do ta linte, ta zëvendësonte në grupin muzikor që kishin bashkë. Shumë shpejt ai u bë abuziv me të. Kur Turner u përpoq të linte grupin ai e dhunoi.

Jeta e saj u përball me plot sfida por ajo nuk u dorëzua kurrë. “Marrëdhënia ime me Ike kishte marrë fund ditën kur zbuloi se do isha burimi i tij i të ardhurave”, shkruante Turner në biografinë e saj të publikuar në 2018-n “My Love Story” (Historia ime e dashurisë). “Ai donte të më kontrollonte, si ekonomikisht, ashtu edhe psikologjikisht, në mënyrë që të mos e lija kurrë”,- shprehej asokohe Tina.

Hiti i parë i saj ishte nën emrin Ike dhe Tina Turner, “A Fool in Love”, në Korrik të 1960-s. Kënga theu Top 30-shen amerikane dhe kështu nisi suksesi për legjendën. Por ishte perfomanca e tyre live që i bënte aq të suksesshëm. Në vitet 1970 ata dominonin klasifikimet dhe ishin një forcë fituese në Grammy. Rruga e tyre bashkë përfundoi kur Turner arriti ta linte Ike në 1976-n. Ai kishte qenë gjatë gjithë kohës i dhunshëm dhe e kishte tradhtuar.

Në divorcin që u finalizua në 1978-n, Turner mori vetëm 2 makina dhe të drejtat për të mbajtur emrin e saj skenik. “Ike luftoi pak sepse e dinte se çfarë mund të bëja unë me të”, shprehej Turner në një dokumentar.

E në fakt ashtu rezultoi! Në vitet 1980, ajo u shndërrua në ikonë, me albumin e saj “Private Dancer”. Turner afirmoi dhe amplifikoi rolin e grave me ngjyre në Rock n’ Roll. Jeta e saj u pasqyrua së fundmi në një dokumentar të publikuar në 2021-n me titull Tina.

Tags: ndahet nga jetaRock 'n' RollTina Turner

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!
Bota

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

30/09/24 - 08:37
38
Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë
Bota

Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë

30/09/24 - 08:36
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Next Post
Në shqipëri ka më shumë vdekje se sa lindje, ja sa është përqindja e shtimit të popullsisë në 2023

Në shqipëri ka më shumë vdekje se sa lindje, ja sa është përqindja e shtimit të popullsisë në 2023

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.