fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Biden telefonon Trump pas sulmit me armë: Nuk ka vend në SHBA për këtë lloj dhune

Tirana Press by Tirana Press
14/07/24 - 09:02
in Politika
A A
Biden telefonon Trump pas sulmit me armë: Nuk ka vend në SHBA për këtë lloj dhune
6
VIEWS

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden foli me Donald Trump në telefon pas tentativës për vrasje gjatë një mitingu në Pensilvani.

“Është e tmerrshme”, tha Biden. “Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë. Ne duhet të bashkohemi si një komb për ta dënuar atë”, shkroi Biden në platformën ‘X.

“Jam i lumtur të di që ai është mirë. Lutem për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë ata që ishin në tubim, ndërsa presim informacione të mëtejshme”, shtoi Biden. “Jill dhe unë i jemi mirënjohës Shërbimit Sekret që e çoi atë në siguri”, – shkroi ai.

Lexo mëShumë

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës

Ligjvënësit nga të dyja anët e politikës amerikane dënuan menjëherë atentatin ndaj kandidatit të pritshëm republikan për president Donald Trump gjatë një tubimi të shtunën.

“Ky akt i tmerrshëm dhune politike në një tubim paqësor fushate nuk ka vend në vendin tonë dhe duhet të dënohet unanimisht dhe me forcë,” tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

Senatori republikan Marco Rubio, një nga personat e përmendur si kandidat i mundshëm i zotit Trump për nënpresident shkuajti në platformën X duke postuar një fotografi të agjencisë AP të zotit Trump të gjakosur me komentin “Zoti e mbrojti Presidentin Trump”.

Edhe Senatori republikan Ted Cruz postoi foton në X, duke e quajtur reagimin e zotit Trump “të jashtëzakonshme”.

“Zoti e bekoftë Presidentin Trump”, u shpreh ai. Udhëheqësit demokratë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve dënuan menjëherë dhunën politike.

Tags: Donald TrumpJoe BidenSHBA

Artikuj të Ndërlidhur

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës
Politika

Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës

31/08/24 - 11:11
10
Gratë në Afganistan sfidojnë talebanët: Zëri im nuk është i ndaluar!
Bota

Gratë në Afganistan sfidojnë talebanët: Zëri im nuk është i ndaluar!

29/08/24 - 07:05
5
Censuruan të vërtetat mbi pandeminë, Zuckerberg: Jam penduar që iu nënshtrova presionit të Biden
Politika

Censuruan të vërtetat mbi pandeminë, Zuckerberg: Jam penduar që iu nënshtrova presionit të Biden

27/08/24 - 06:12
8
Next Post
Sherr brenda familjes shqiptare në Athinë, vjehrri godet me armë dhëndrin

Sherr brenda familjes shqiptare në Athinë, vjehrri godet me armë dhëndrin

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.