fbpx
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Besimtarët Bektashinj festojnë sot Sulltan Nevruzin, dita e ringjalljes së madhe

Tirana Press by Tirana Press
22/03/23 - 12:00
in Kulturë
A A
Besimtarët Bektashinj festojnë sot Sulltan Nevruzin, dita e ringjalljes së madhe
2
VIEWS

Ndonëse jemi në vigjilje të muajit të Madhëruar të Ramazanit, besimtarët bektashianë në mbarë globin, kremtojnë sot ditën e Sulltan Nevruzit; e cila përkon me ditëlindjen e Imam Aliu.

Kjo festë simbolizon ardhjen e pranverës. Gjithashtu festa e Sulltan Nevruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas bektashianëve dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Kjo ditë cilësohet në mbarë botën aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Në Shqipëri Dita e Sulltan Nevruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u miratua si festë kombëtare në vitin 1996.

Lexo mëShumë

Me lule dhe duartrokitje përcillet për në banesën e fundit artisti i letërsisë shqipe, Ismail Kadare

Humbja e Ismail Kadare, reagon Presidenca Franceze: Jetoi si i lirë në një vend që nuk ishte

Në vendin tonë sekti i bektashinjve, është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Bektashinjtë janë të përhapur në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas synitëve ata përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman.

Përfaqësuesit e bektashizmit kanë dhënë një ndihmë të madhe në çështjen kombëtare, duke filluar që nga periudha e Rilindjes Kombëtare, Pavarësisë dhe gjatë luftës për çlirim.

Bektashizmi është një urdhër fetar islamik me një teori filozofike të vetën dhe të veçantë. Ai u krijua në Anadoll në shekullin XIV dhe mori këtë emër nga themeluesi i saj Haxhi Bektash Beliu. Në Shqipëri, Bektashizmi depërtoi me pushtimin osman në qytete dhe qendra garnizonesh si në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Tepelenë, Frashër etj.

Sipas burimeve historike, Bektashizmi njohu një përhapje të gjerë në popullsinë shqiptare të pakënaqur nga reformat centralizuese të Portës së Lartë, pasi kleri bektashi përkrahu lëvizjet popullore kundër pushtetit osman, si dhe përdori gjuhën shqipe për një letërsi të tijën.

Gjatë Rilindjes Kombëtare bektashinjtë e mbështetën luftën për liri dhe gjuhën kombëtare, ndër të cilët veprimtarët Baba Alushi i Frashërit dhe Baba Hyseni i Melçanit.

Një varg teqesh të tyre u shndërruan në qendra të lëvizjes kombëtare. Pas Kongresit të Lushnjës bektashizmi u njoh zyrtarisht si komunitet fetar i pavarur. Në vitin 1924 selia Botërore e Bektashizmit u shpërngul nga Anadolli në Tiranë. I detyruar nga regjimi komunist, bektashizmi, si pjesë e ideologjisë fetare, e pushoi veprimtarinë e tij në vitin 1967, për ta rifilluar përsëri gjatë vitit ’91.

Ritet e festës së Sulltan Nevruzit

Për nder të kësaj dite, amvisat bëjnë një byrek të veçantë për këtë ditë, pasi në harxhë futen 12 gjethe lakrash të llojeve të ndryshme dhe një monedhë metalike.

Në darkë për pjesëtarët e familjes nxirret përpara byreku, që ndahet në aq pjesë sa anëtarë janë. Zonja e shtëpisë përpara se të nisë zgjedhjen e pjesëve, lutet për fatet e pjesëtarëve të familjes dhe më pas, secili zgjedh pjesën e vet. Ai që gjen monedhën, duhet patjetër që të blejë për shtëpinë një kilogram kripë, pasi parashikon një vit të mbarë.

Ndërsa mbaron ky rit, familjet bektashiane në shenjë respekti e shpërndajnë një pjesë të byrekut nëpër familje kristiane.

Tags: Sulltan Nevruz

Artikuj të Ndërlidhur

Me lule dhe duartrokitje përcillet për në banesën e fundit artisti i letërsisë shqipe, Ismail Kadare
Kulturë

Me lule dhe duartrokitje përcillet për në banesën e fundit artisti i letërsisë shqipe, Ismail Kadare

03/07/24 - 01:21
8
Humbja e Ismail Kadare, reagon Presidenca Franceze: Jetoi si i lirë në një vend që nuk ishte
Kulturë

Humbja e Ismail Kadare, reagon Presidenca Franceze: Jetoi si i lirë në një vend që nuk ishte

02/07/24 - 12:14
9
Kush ishte gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare, rrëmbyesi i çmimeve të shumta dhe nderimeve ndërkombëtare
Kulturë

Kush ishte gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare, rrëmbyesi i çmimeve të shumta dhe nderimeve ndërkombëtare

01/07/24 - 08:25
7
Ndahet nga jeta Ismail Kadare
Aktualitet

Ndahet nga jeta Ismail Kadare

01/07/24 - 08:12
5
Next Post
Rama i kërkon llogari OKB-së

Rama i kërkon llogari OKB-së

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.