fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

BE ndalon përdorimin e TikTok në telefonat e stafit

Tirana Press by Tirana Press
25/02/23 - 09:31
in Teknologji
A A
Qëndroni me orë të tëra, por ky rrjet social iu vjedh të dhënat personale më shumë se gjithë platformat
2
VIEWS

Komisioni dhe Këshilli Evropian kanë marr masa të reja duke vendosur të mos lejojnë stafin të përdorë rrjetin social kinez TikTok për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë e përdoruesve. Një lëvizje e tillë vjen pas akuzave të ngritura nga qeveritë perëndimore se kompania po bashkëpunon me qeverinë kineze në mbledhjen e një sasie shumë të madhe të të dhënave të përdoruesve, duke u fokusuar veçanërisht tek përdoruesit që janë pjesë e politikës.

Lajmërimi nga Këshilli dhe Komisioni Evropian u bë gjatë ditës së enjte, ku iu kërkua të gjithë personave në staf të çinstalojnë TikTok nga pajisjet e tyre të punës dhe personale në qoftë se kanë të instaluar aplikacione që lidhen me punën e tyre.

Një zyrtar i lartë tregoi për Politico se që të gjithë personat që punojnë në këto pozicione, rreth 32,000, janë lajmëruar për çinstalimin e TikTok nga pajisjet e tyre. Në qoftë se stafi dëshiron të vazhdojë të përdorë TikTok në pajisjen personale do të duhet që të çinstalojnë aplikacionet që kanë lidhje me punën nga smartphone-i.

Lexo mëShumë

Arrestohet në Francë themeluesi i Telegram, akuzat që rëndojnë mbi të

AMA në bashkëpunim me TikTok, arrihet marrëveshja për eleminimin e përmbajtjeve të postuara në platformë

“Për të mbrojtur të dhënat e KE dhe për të rritur sigurinë kibernetike, Bordi i Menaxhimit të KE ka vendosur të ndalojë përdorimin e aplikacionit TikTok në pajisjet e korporatës si dhe pajisjet personale të regjistruara në shërbimet për smartphone të KE.” shkruhet në email-in e dërguar drejt stafit në mëngjesin e së enjtes.

Afati i fundit për çinstalimin e këtij aplikacioni është data 15 mars. Kjo është hera e parë që KE ka ndaluar përdorimin e një aplikacioni për stafin e tij.

Tags: KETikTok

Artikuj të Ndërlidhur

Arrestohet në Francë themeluesi i Telegram, akuzat që rëndojnë mbi të
Bota

Arrestohet në Francë themeluesi i Telegram, akuzat që rëndojnë mbi të

25/08/24 - 09:34
8
AMA në bashkëpunim me TikTok, arrihet marrëveshja për eleminimin e përmbajtjeve të postuara në platformë
Aktualitet

AMA në bashkëpunim me TikTok, arrihet marrëveshja për eleminimin e përmbajtjeve të postuara në platformë

24/08/24 - 11:31
30
Rreziku ndaj aktiviteteve kriminale, Amsterdami ndalon përdorimin e aplikacionit Telegram
Teknologji

Rreziku ndaj aktiviteteve kriminale, Amsterdami ndalon përdorimin e aplikacionit Telegram

20/08/24 - 11:06
11
Presidenti i Venezuelës i shpall luftë WhatsApp: Përdoret nga fashistët
Bota

Presidenti i Venezuelës i shpall luftë WhatsApp: Përdoret nga fashistët

06/08/24 - 11:22
27
Next Post
Thirrja në SPAK ndaj CEZ-DIA-s, Meta për inceneratorët: Vazhdojnë ende pagesat

Thirrja në SPAK ndaj CEZ-DIA-s, Meta për inceneratorët: Vazhdojnë ende pagesat

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.