BE-ja po punon për të kushtëzuar anëtarësimin e Serbisë me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën. Kushtëzimi i anëtarësimit ka për të pasur efekt në kalkulimet politike të presidentit Aleksandër Vuçiç, sipas analistëve politikë.
Komisioni Evropian, dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së (EEAS) po punon për ta ndryshuar kornizën e bisedimeve në kapitullin e 35 me Serbinë për anëtarësim. “Puna në këtë drejtim po vazhdon në përputhje me kërkesën e vendeve anëtare”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Kërkesa për ndryshim të kushteve në kapitullin 35 u bë nga shtetet anëtare të BE-së, pasi Serbia zyrtarisht përmes kryeministres së saj, Ana Brnabiç, tha se “vendi i saj nuk do t’i zbatonte të gjitha marrëveshjet, për të cilat u pajtua me Kosovën”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas një mbledhje të qeverisë e akuzoi Serbinë se nuk po e respekton Marrëveshjen për normalizim të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Vetë Vuçiç është shprehur i prerë se nga të gjitha pikat që përfshin marrëveshja, njohjen e pavarësisë së Kosovës nuk e zbatojë asnjëherë. “De facto ose de jure, kjo po kërkohet. Le të mos gënjejmë për këtë gjë. Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian po e kërkon këtë”, tha Vuçiç për mediet në Serbi.