fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Bardhezinjtë në telashe – Pritet heqje pikësh, mund të mbetet jashtë Europës

Tirana Press by Tirana Press
20/05/23 - 09:16
in Sport
A A
Bardhezinjtë në telashe – Pritet heqje pikësh, mund të mbetet jashtë Europës
3
VIEWS

Situata e skuadrës s “Zonjës së Vjetër” sa vjen dhe përkeqësohet gjithnjë e më shumë me kalimin e ditëve. Bardhezinjtë do të mësojnë të hënën se sa pikë do u heqin nga klasifikimi për çështjen e plusvalencave, ndonëse, po bëhen gati për një tjetër “shuplakë” nga drejtësia sportive për çështjen e pagesave në të zezë.

Gjykata Federale në Federatën Italiane ka hapur çështjen dhe i ka dërguar këto ditë Juventusit dokumentin mbi të cilin i akuzon për thyerje të ndershmërisë sportive pasi ka fshehur rroga dhe pagesa që u janë bërë lojtarëve dhe klubeve të tjera, duke ua kthyer në të zezë. Çështja ka dalë në pah nga hetimet e Prokurorisë së Torinos, e cila bëri një dosje të madhe me përgjime të cilat konfirmuan dyshimet që kishte rreth bardhezinjve dhe manipulimeve të bilanceve financiare.

Mediat italiane kanë zbuluar se “Zonja e Vjetër” kërkonte të shmangte këtë goditje të dytë. “La Gazzetta Dello Sport”, bën të ditur se klubi bardhezi ishte shfaqur i hapur për një akord i cili do të mbyllte çështjen me një gjobë financiare. Por si përgjigje ka marrë një “jo” të prerë, që do të thotë se Gjykata Federale do të kërkojë heqje pikësh të tjera për bardhezinjtë nga renditja e kampionatit aktual, pas atyre që u ka hequr për plusvalencat.

Lexo mëShumë

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

Gjithashtu i njëjti burim bën të ditur se Gjykata Federale nuk ka ndër mend që të shtyjë dënimet për vitin tjetër, por të “ngrijë” renditjen e Serisë A deri në 30 qershor, duke synuar që të ketë mbyllur çdo shkallë të proceseve deri atëherë. Kjo do të thotë se Juventusi mund të ketë dënim të dyfishtë me heqje pikësh dhe pjesëmarrja në Kupat e Europës tashmë është përsëri në dyshim.

Tags: Juventus

Artikuj të Ndërlidhur

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë
Sport

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

09/09/24 - 09:01
209
Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit
Sport

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

31/08/24 - 10:01
8
Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri
Sport

Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri

29/08/24 - 12:12
15
ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare
Sport

ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare

28/08/24 - 12:30
63
Next Post
Presidenti Zelenskiy mbërrin në Hiroshima të Japonisë për samitin e G7-ës

Presidenti Zelenskiy mbërrin në Hiroshima të Japonisë për samitin e G7-ës

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.