Pamjet e shpëtimit të një vajze të vogël të bllokuar nën rrënojat pas tërmetit shkatërrimtar që godit Turqinë dhe Sirinë, kanë bërë xhiron e rrjetit.
Ekipet e shpëtimit kanë arritur që pas disa orësh ta shpëtojnë, ndërsa në video shihet momenti kur babai komunikon e vajzën e tij Nourin: “Babi është këtu, mos u frikëso”.
Ekipet e shpëtimit si edhe vullnetarët nga Mbrojtja Civile Siriane, të njohur si Helmetat e Bardha, i japin kurajo vajzës teksa e ndihmojnë për ta shpëtuar. Ata shihen duke i thënë Nourit që “të shikojë nga babai i saj”, shkruan news.sky
Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës në temperatura jashtëzakonisht të ftohta duke kërkuar për më shumë të mbijetuar pas tërmetit 7.8 ballë që goditi rajonin të hënën në mëngjes.
Mijëra kanë vdekur deri më tani, dhe shumë të tjerë që dyshohet se janë bllokuar nën ndërtesat e shembura në të gjithë Turqinë dhe Sirinë.