Autobusi i botuar që shihni në foto me targa shqiptare është aksidentuar në rrugën kombëtare Split-Zagreb, Kroaci. Thuhet se aksidenti ka ndodhur në orën 23: 45.
Mësohet se një person ka ndërruar jetë, sipas medias kroate, në informacione jo zyrtare thuhet se viktima mund të jetë drejtuesi i autobusit, si dhe shtatë persona të tjera kanë marr lëndime.
Të plagosurit janë dërguar në spitalet në Ogulin dhe Karlovac për mjekim të specializuar. Në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi në momentin e aksidentit.
Autostrada fillimisht ishte mbyllur në të dy drejtimet, ndërsa mëngjesin e sotëm është hapur për qarkullim njëra korsi e autostradës në drejtim të Zagrebit. Shpejtësia e kufizuar është 40. Në drejtim të Splitit, autostrada tashmë është hapur për qarkullim.