Atleti shqiptar Izmir Smajlaj ishte i dënuar për shkak të një manipulimi të rezultatit pa një afat kohor deri në shqyrtimin e plotë të ngjarjes.
Pas shqyrtimit Gjykata Sportive Botërore e shpalli të pafajshëm ku mund të vazhdonte garën e kërcimit së gjati, i cili ishte i shpallur më përpara dhe kampion Ballkani.
Sipas raportimit për manipulim rezultati është shpallur fajtor presidenti i federatës së atletikës, Gjergj Ruli, të cilin e kanë dënuar me 5 vite pezullim, po ashtu edhe sekretari i federatës, Nikolin Dionisi, me 4 vjet.
Nga ana tjetër reagoi në rrjetet e tij sociale vetë Izimir Smajlaj pas vendimit për fajtor të manipulimit të lojës ku shprehet: Falë një beteje të gjatë ligjore me AIU, Sport Resolution (ose Gjykata Sportive Botërore) me qendër në Londër, ka shpallur PA-FAJESINË time kundrejt aludimeve për mashtrim ndaj një gare ku isha pjesëmarrës.
Isha i sigurt në vetvete pasi besoja që gjygjtarët e huaj do të vlerësonin të vërtetën dhe do ta kuptonin që më akuzuan kot dhe pa fakte ndaj sot dua të përcjell te ju rikthimin tim në pistë dhe gëzimin tim pas hetimit të së vërtetës.
Falenderoi dhe shprehu mirënjohje për të gjithë personat që e besuan atë që në fillim dhe për punën e palodhur dhe fantastik të avokatëve mbrojtës Ermir Beta dhe Romina Zano, gjithashtu përkthyeses zyrtare Etleva Pushi.
Nga ana tjetër falenderoi edhe familjen e tij pasi përjetoi një stres të panevojshëm, të cilët u ndjenë keq nga komentet negative. Drejtësia vonon po nuk harron. I drejti nuk mposhtet kurrë.