fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Arrihet marrëveshja mes SHBA dhe Koresë së Jugut për armët bërthamore

Tirana Press by Tirana Press
27/04/23 - 11:59
in Politika, Bota
A A
Arrihet marrëveshja mes SHBA dhe Koresë së Jugut për armët bërthamore
2
VIEWS

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë arritur marrëveshjen, që synon t’i kundërvihet kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut.

Uashingtoni gjithashtu është pajtuar në mënyrë periodike që të furnizojë Korenë e Jugut me  nëndetëse të pajisura nga armë bërthamore, si dhe të përfshijë Seulin në operacionet planifikuese bërthamore të SHBA-së.

E në këmbim, Koreja e Jugut është pajtuar që të mos prodhojë vetë armë bërthamore.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

Deklarata e Uashingtonit do të forcojë bashkëpunimin e aleatëve në parandalimin e një sulmi nga Koreja e Veriut, tha presidenti vetë amerikan, Joe Biden.

Shqetësimet janë rritur në të dyja shtetet lidhur me kërcënimin bërthamor që paraqet Koreja e Veriut. Phenjani ka zhvilluar armë taktike bërthamore që mund të shënjestrojnë Korenë e Jugut, dhe ka përmirësuar armët e saj me rreze të gjatë veprimi, që mund të arrijnë tokën amerikane.

SHBA-ja veçse ka një traktat që kërkon të mbrojë Korenë e Jugut dhe më herët është zotuar se do të përdorë armë bërthamore nëse është e nevojshme. Në Korenë e Jugut nisën të dyshonin te ky përkushtim dhe bënë thirrje që shteti të zhvillonte një program bërthamor të tij.

“Një sulm bërthamor nga Koreja e Veriut kundër SHBA-së apo aleatëve dhe partnerëve të saj është i papranueshëm dhe do të rezultonte në fundin e çfarëdo regjimi që do të merrte një hap të tillë”, tha Biden.

SHBA-ja ka thënë se shpreson që të bindë Korenë e Veriut që të heqë dorë nga armët bërthamore, por vitin e kaluar lideri verikorean, Kim Jong Un, tha se statusi bërthamor i shtetit të tij është “i pakthyeshëm”.

Tags: Joe BidenKorea e JugutKorea e VeriutSHBA

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!
Bota

Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!

30/09/24 - 08:37
38
Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë
Bota

Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë

30/09/24 - 08:36
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Next Post
Çuçi: Do kenë mundësinë të votojnë edhe ata që i ka skaduar karta ditën e zgjedhjeve

Çuçi: Do kenë mundësinë të votojnë edhe ata që i ka skaduar karta ditën e zgjedhjeve

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.