Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj dhe dy drejtorë të këtij institucioni janë arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Akuza ndaj zyrtarëve të shtetit lidhet me një kontratë blerje të firmosur mes Ilir Thanës, i arrestuar, dhe Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar për privatizimin e një objekti magazinë nr.2 në vitin 19992. Pas vendimit të gjykatës së Apelit të Tiranës, kontrata u shpall e pavlefshme dhe palët u kthyen në pozicionin e mëparshëm. Ndaj Ilir Thanos u kthye shuma prej 103.046 lekësh me të cilën ky shtetas kishte blerë objektin e magazinës. Ministria e Financave transferoi në llogarinë e Ilir Thanës shumën prej 284.139, sa vlera e objekteve të blera e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve, bazuar në informacionin e dërguar nga Sektori i Publikimeve në INSTAT.