Bordi i turizmit i Arabisë Saudite do të sponsorizojë Kupën Botërore të Femrave në Australi dhe Zelandën e Re këtë vit, pavarësisht historisë së vendit për shtypjen e së drejtave të grave.
FIFA do të konfirmojë që Visit Saudi do t’i bashkohet markave ndërkombëtare si Adidas, Coca-Cola dhe Visa për të shtuar emrin e saj në turneun me 32 ekipe.
Marrëveshja për të cilën është rënë dakord si pjesë e strukturës së re të “partneritetit tregtar” të FIFA-s, i dedikohet veçanërisht rritjes së të ardhurave nga futbolli i femrave, me paratë nga Kupa e Botës që kthehen në sport. Duke pasur parasysh shtypjen e lirisë së grave, disa do të vënë në dyshim vlefshmërinë e kësaj marrëveshjeje.
Është e qartë se futbolli i femrave në këtë vend ka ndryshuar. Një dekadë më parë, zyrtarët sauditë kërkuan ndalimin e veshjes së hixhabit në futboll. Megjithatë, vitin e kaluar Arabia Saudite u mbështet nga shumë tifoze femra në Kupën e Botës për meshkuj në Katar. Liga e parë mbarëkombëtare për femra në Arabinë Saudite u themelua në vitin 2020.