Një ish-zyrtar i zgjedhur në Las Vegas (Nevada, në perëndim) u dënua dje me burgim të përjetshëm për vrasjen, në vitin 2022, të një gazetari investigativ i cili kishte përmendur në raportin e tij politikanin, duke e akuzuar për ngacmime dhe favorizime. Juria mori vendimin unanim për ta shpallur fajtor për vrasje të shkallës së parë të Jeff German, ish-administratorin e Qarkut Clark, Robert Telles. Telles u shpall fajtor për vrasje me një armë vdekjeprurëse ndaj një viktime. Juria arriti unanimisht në përfundimin se vrasja ishte e qëllimshme dhe me paramendim.
Bëhet fjalë për gazetarin 69-vjeçar të gazetës Las Vegas Review-Journal, i cili u gjet i vrarë me thikë jashtë shtëpisë së tij në Las Vegas më 3 shtator 2022. Gjatë gjyqit, prokurorët përshkruan se si Telles ishte i zemëruar nga artikujt e gazetarit German lidhur me të, sipas së cilëve Administratori i Qarkut sillej keq me personelin e tij dhe kishte një marrëdhënie të papërshtatshme me një vartëse.
Kur Telles humbi garën për t’u rizgjedhur në vitin 2022, ai sulmoi me një letër të hapur në internet gazetën Review-Journal për mbulimin e saj. “Dhe ai e bëri këtë sepse e dinte që Jeff nuk kishte mbaruar së shkruari. Çdo gjë ka lidhje,” tha prokurori Christopher Hamner gjatë argumenteve përmbyllëse të hënën. Prokurorët thanë se nën thonjtë e gazetarit ishin gjetur gjurmë ADN-je të zyrtarit. Telles ishte deklaruar i pafajshëm. Gjatë dëshmisë ai pretendoi– por pa prova – se ai ishte vënë në shënjestër si pjesë e një komploti të gjerë