Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi është lënë në arrest me burg. Aktualisht Klosi ndodhet në spital, pas problemeve shëndetësore që shfaqi pas arrestimit ditën e premte, ndërsa masa e sigurisë iu dha në gjykatë.
Më herët në ambientet e QSUT-së u paraqit dhe avokati i zonjës Klosi, Ilirjan Muho si dhe gjyqtari Arben Micko dhe prokurorja e çështjes, për procedurat e ndjekura në këto raste.
Ndërkohë, dje u mor në pyetje dhe pastruesja Rozeta Dobi, e cila akuzohet se ka vjedhur një shumë të madhe parash në banesën e Klosit, ndonëse ajo më vonë pohoi se ish-zyrtarja ia kishte kërkuar që t’i ruante në banesën e saj.
Alda Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë para oficerëve.