fbpx
E premte, 27 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Aksidenti masiv në Itali, humb jetën 43-vjeçari shqiptar

Tirana Press by Tirana Press
06/02/24 - 11:11
in Rajoni
A A
Aksidenti masiv në Itali, humb jetën 43-vjeçari shqiptar
12
VIEWS

Aksidente të ndryshme në një shtrirje prej 5 kilometrash, njëri prej tyre masiv, ndërsa tjetri fatal, e që i kushtoi jetën një shqiptari, ku të paktën 70 automjete të përfshira dhe me dhjetëra të plagosur. Ky është bilanci i situatës së krijuar një ditë më parë në autostradën A22, mes Reggiolo dhe Capri.

Viktima është Luçjan Marku, 43-vjeç, banues në Torrile të Parmës. Shqiptari, i cili ishte në drejtimin e një kamioni, humbi jetën pasi u përplas me një tjetër kamion. Gjithçka nisi pak para orën 08:00 të mëngjesit të së hënës. Autostrada e mbuluar nga një mjegull që mediat fqinje e përshkruajnë si “mur”, e shndërroi rrugën në një grackë për shoferët.

Zyrtarisht autoritetet numërojnë 34 makina të përplasura, plus mjetet e tjera që shoferët e “zgjidhën” mes tyre në mënyrë miqësore. Në total përllogaritet që numri i makinave të cilat u përfshinë në aksidentin masiv dhe aksidentet e tjetra zinxhir të jetë mbi 70.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

Aksidentet shkaktuan një kaos të vërtetë paraditen e djeshme, duke i detyruar autoritetet që ta mbyllnin autostradën mes Capri-t dhe Nogarole Roça deri në orën 14:00.

Numri i të plagosurve është po ashtu i madh. 17 persona u dërguan me mjete të emergjencës, 2 prej tyre në gjendje të rëndë. Shumë të tjerë u paraqitën vetë në urgjencë, duke e çuar numrin e të plagosurve tek rreth 30. Aksidenti i parë që ndodhi orët e mëngjesit, para orës 08:00, u shkaktua nga një kamion që transportonte bagëti të gjalla.

Shoferi i mjetit të rëndë humbi kontrollin dhe përfundoi mes dy karrexhatave, në afërsi të Budrione di Carpi. Për mjetet që vinin nga pas, pamja e të cilëve ishte e kufizuar për shkak të mjegullës, parakalimi ishte i pamundur, por edhe frenimi në kohë… Për pasojë këtu ndodhi përplasja zinxhir e makinave, furgonëve e mjeteve të tjera të tonazhit të rëndë. Me dhjetëra ambulanca shkuan në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve, por edhe patrullave të policisë. Tek ky aksident, pati disa të plagosur rëndë, por fatmirësisht pa humbje jete.

Por nuk u ndal këtu. Pak kohë më pas, rreth orës 09:00, në afërsi të Rolo ndodhi një tjetër përplasje. I ngjashëm më të parin edhe këtu u përfshinë disa mjete, edhe të tonazhit të rëndë. Një person u dërgua me helikopter në spitalin e Bolonjës. Ai ndodhet në gjendje të rëndë. Dy të tjerë mbetën të plagosur po ashtu, por pa rrezik për jetën.

Në 09:55, po në Rolo, në përplasjen tjetër u përfshinë gjithashtu mjete të tonazhit të rëndë. Të plagosurit në këtë rast ishin dy, të cilët u dërguan në urgjencën e Capri-t. Më i rëndi në mesin e aksidenteve ndodhi në Campogalliano, në një kohë kur mjegulla ishte larguar, por kaosi në rrugë vijonte.

Në orën 11:55 dy kamionë, njëri prej të cilëve drejtohej nga shqiptari Luçjan Marku, u përplasen me njëri-tjetrin. Shoferi i njërit prej tyre, u nxor nga mjeti nga shërbimet e emergjencës dhe u ndërhy me helikopter nga Bolonja. Por tentativa për ta shpëtuar dështoi. 43-vjeçari shqiptar nuk mundi të mbijetonte dhe humbi tragjikisht jetën.

Tags: AksidentItalivdes shqiptari

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
4
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës
Politika

Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës

31/08/24 - 11:11
10
Rajoni

2-vjeçarja humb jetën pasi u rrokullis djepi ku ishte e lidhur

29/08/24 - 09:14
6
Next Post
I kishte të gjithë kundra, Bardhi – Zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike do ta çoj në gjykatë 

Bardhi për mandatin e Xhaçkës: Nikolla me urdhër të kryeministrit pengon vendimin e GJK

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.