Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen, ka ndodhur pak pas mesnate në autostradën që lidh Tiranë me Durrësin. Viktime ka mbetur një 35-vjeçar, i cili ka humbur kontrollin e motomjetit të tij, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi përplasja ka qenë mjaft e fortë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.07.2024, rreth orës 01:20, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi R. T., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi R. T. ka ndërruar jetë në vendngjarje.