Ndizet situata para Kryeministrisë. Protestuesit kanë nisur të hedhin kapsolla e flakadanë në shkallët e Kryeministrisë teksa mbahet protesta e opozitës.
Menjëherë pas mbarimit të fjalimit të Berishës në sheshin para Kryeministrisë, kanë nisur tensionet e para. Protestuesit kanë nisur të hedhin shashka dhe tymuese drejt godinës dhe policëve, të cilët qëndrojnë të qetë. Më herët Berisha i pyeti protestuesit a janë gati të përballen me regjimin e Edi Ramës.
Godina është mbuluar e gjitha nga tymi i shashkava pirotreknike, ndërsa kanë vijuar dhe përleshjet me policinë.
Nga ana tjetër, Berisha dhe Meta janë larguar nga vendngjarja sapo ka nisur hedhja e kapsollave dhe tymnajave.