Inteligjenca Artificiale është duke marrë përmasa gati të frikshme, ndërsa zhvillimet e fundit kanë bërë të mundur që programi i avancuar të rikrijojë zërin dhe mënyrën e të folurit të një personi, gati në perfeksion, cka mund të përdoret për keq në shumë mënyra. Në një debat që është hapur shumë kohë më parë, duke marrë parasysh të gjitha aftësitë e AI, ekspertët duhet të përcaktojnë me saktësi se cfarë kufizimesh duhet të ketë kjo teknologji dhe kur duhet lejuar të përdoret, para se të dalë nga kontrolli. Megjithatë, rasti i fundit i gazetarit Joseph Cox, na ka dhënë një shembull të qartë se cfarë dëmesh mund të sjellë përdorimi i pa mbikqyrur i kësaj inteligjence.
Kështu, nisur nga fakti që AI po zhvillon programe që e lejon të flasë për njerëzit e tjerë, duke mësuar me detaje zërin e këtij personi, Cox e testoi këtë për të vjedhur llogarinë e tij bankare. Ai shfrytëzoi faktin që shumë banka, mes tyre edhe e tija, ka miratuar biometrikën e zërit si një mjet për të lejuar akses në llogaritë e shërbimet bankare, në vend që të kërkojnë PIN apo fjalëkalime, gazetari e pati shumë të lehtë që të bënte Inteligjencën Artificiale të klononte zërin e tij dhe të futej në të dhënat e tij personale.
Pra ai arriti që të vidhte llogarinë e tij bankare, duke përdorur një imitim të zërit nga AI, teksa sistemi i shërbimit i bankës nuk kuptoi asgjë dhe i dha akses të plotë.
Patjetër ky proces mund të marrë kohë, nëse e bën një njeri i zakonshëm, por nëse e bën një ekspert në hacking mund ta bëjë akoma më mirë dhe akoma më shpejt. Pra tani është koha që t’i trembemi vërtetë AI