Tani që java e punës ka përfunduar, është koha për t’u çlodhur. Fundjava është koha më e mirë për argëtim familjar. Pavarisht se mund të jeni duke kaluar një fundjavë të qetë në shtëpi ose keni vendosur për të udhëtuar larg qytetit, ne kemi mjaft ide për ju! Këto janë 7 gjëra argëtuese që mundeni të bëni këtë fundjavë.
1. Gatuani së bashku një ushqim ose recetë të re. Kjo është veçanërisht e dobishme nëse keni një pjesëtar në familje që i bën naze ushqimit ku kryesisht këta janë fëmijët. Ata priren të hanë gjëra të reja më lehtë nëse ndihmojnë në përgatitjen e tyre!
2. Kaloni një natë duke parë filmat tuaj të preferuar të shoqëruara me disa kokoshka dhe pije freskuese.
3.Nuk ka aktivitet më argëstues sesa të bëni projekte me materjale që mundeni ti gjeni fare lehtë në shtëpi. Arts & Crafts përveçse ju argëton , ndihmon në zhvillimin e imagjinatës së fëmijës.
4. Paisjet teknologjike tashmë kanë ‘pushtuar’ botën, dhe gjithçka mundeni ta gjeni fare lehtë në telefonin tuaj vetëm me një klikim, duke filluar kështu që nga fotot, videot, muzika etj. Prandaj ka ardhur koha që të zgjidhni fotot tuaja të preferuara, ti lani dhe të krijoni një album familjar si në ‘kohët’ e vjetra.
5. Me diellin që shkëlqen dhe kohën e mrekullueshme, ku ka më mirë se të bërit një zgarë me barbekju në oborrin ose ballkonin e shtëpisë tuaj. Mundeni të piqni perime, mish ose produkte deti, zgjedhja është e juaja.
6. Nuk mundemi të harrojmë një aktivitet edhe për ju që keni udhëtuar jashtë qytetit. Vendet e reja janë mjaft interesante sidomos për fëmijët që dëshirojnë të mësojnë çdo gjë. Prandaj vajtja në muzeun e qytetit do të ishte mjaftë interesant dhe argëtuese për këta kureshtarë të vegjël.