Një 53-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6-të i një pallati në rrugën “Sali Nivica” në kryeqytet.
Si pasojë e dëmtimeve të marra. 53-vjeçari me iniciale I. T. ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.03.2024, në rrugën “Sali Nivica”, është vetëhedhur nga kati i 6-të i një pallati shtetasi I. T., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.