Janë rrumbullakosur plot 25- vite nga dalja e këngës së famshme të Celine Dion, My Heart Will Go On , e cila është dhe kolona zanore e filmit më të ndjekur të të gjitha kohërave “Titanic”.
Muzika është në rrymën Pop e kompozitori i saj është James Horner. Duke inkorporuar në mënyrë korrekte çdo instrument, ai bëri një punë fantastike me strukturën e kompozimit të këngës që do të bëhej pjesë e pa shmangshme e çdo kompeticioni muzikor.
Zëri i Celine Dion është i butë dhe i ëmbël. Megjithatë, ajo gjithashtu tingëllon e guximshme dhe pasionante. Ajo balancon në mënyrë të përsosur romancën dhe pasionin në të kënduarit e saj.
Ajo kap thelbin e këngës. Vokalistët rezervë, Skyler Jett, Leslie Ellis, Jeanie Tracy, Konesha Oëens dhe Claytoven Richardson, ishin të jashtëzakonshëm dhe i shtuan edhe më shumë emocion pjesës së jashtëzakonshme.
Teksti kësaj kënge është romantik, ai tregon për një histori prekëse dashurie e cila fundin e ka tragjik. James Horner dhe Ëill Jennings e kanë shkruar këngën me zemër dhe shpirt.
Ata kapin ndjenjat romantike dhe dashurinë e pastër të dy njerëzve. Fjalët janë të thella, duke treguar se dashuria e vërtetë nuk vdes kurrë – ajo jeton përgjithmonë. Melodia ishte zgjedhja perfekte për Titanikun – ajo përfaqëson historinë e bukur të dashurisë së Jack (Leonardo DiCaprio) dhe Rose (Kate Ëinslet). Fjalët janë të shkruara jashtëzakonisht mirë, me poezi të thellë, të pasura me kuptim dhe emocion.
Për shumë kohë ‘My Heart Will Go On ka qënë në krye të listave muzikore,dhe është vlerësuar me çmimin Oscar në vitin 1998 si ‘ Kënga më e mirë origjinale’ ; gjithashtu ajo dominoi çmimet Grammy 1999 , duke fituar Rekordin e Vitit etj.
Ndonëse Dion është shkëputur nga bota e muzikës prej kohësh tashmë.