fbpx
E diel, 1 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

22 Prilli Dita ndërkombëtare e planetit Tokë, ja zanafilla e historisë si lindi kjo datë

Tirana Press by Tirana Press
22/04/23 - 10:45
in Mjedisi
A A
22 Prilli Dita ndërkombëtare e planetit Tokë, ja zanafilla e historisë si lindi kjo datë
60
VIEWS

22 Prilli shënon një ditë botërore përcaktuar nga Kombet e Bashkuara, në celebrim të mbështetjes dhe mbrojtjes së natyrës dhe jetës në planetin tonë. Kjo ditë ofron një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë globale për sfidat e mirëqenies së planetit dhe të gjithë jetës që ai mbështet, si dhe nënvizon përgjegjësitë kolektive të gjithësecilit prej nesh, të parashikuara edhe në “Deklaratën e Rio-s 1992”, për promovimin e harmonisë me natyrën dhe Tokën dhe për arritjen e një ekuilibri të drejtë midis nevojave ekonomike, sociale dhe mjedisore të brezave të tanishëm dhe të ardhshëm të njerëzimit.

Toka, padyshim është planeti i cili vetëm ka dhënë përnjerëzimin, ndaj “Dita Ndërkombëtare e Tokës”, është një prej 365 ditëve të vitit në të cilën çdo banor i këtij planeti ka mëshumë se një arsye për t’u ndalur dhe konsideruar ndikimin që ka gjurma e tij e karbonit në komunitetin ku jeton dhe në botë në tërësi.

Viti 2023, përkon edhe me 53 vjetorin e eventeve të përvitshme dedikuar kësaj dite. Subjekti në thelb të eventeve të këtij viti është “Të Rikthejmë Tokën Tonë”.

Lexo mëShumë

“Ky vend ka më shumë se 3000 lloje bimësh, 273 lumenj dhe mbi 15 parqe kombëtare”/ Media franceze jehonë Shqipërisë

Një eklips total diellor do të ndodhë më 8 prill, teori nga më të frikshmet janë ngritur rreth tij

“Të Rikthejmë Tokën Tonë”, një iniciativë që synon rikthimin e ekosistemeve globale përmes mjeteve natyrore, teknologjisë së gjelbër dhe inovacionit. Çelësi për arritjen e këtij synimi për ruajtjen dhe restaurimin e habitateve, kërkohet tek politikat respektive si dhe ndryshimet e sjelljes që mund të mbështesin rimëkëmbjen e ekosistemeve të Tokës.

Ndryshimet klimaterike dhe degradimet e tjera mjedisore kanë modifikuar dhe prishur sistemet tona natyrore, duke çuar në epidemi dhe sëmundje të reja dhe fatale të cilat janë shoqëruar pashmangshmërisht nga reçesione të ekonomisë globale. Por ndërkohë që ndryshimet e klimës dhe Covid 19 na rikujtojnë dëmin që kemi shkaktuar ndër vite, “Rikthimi i Tokës”, na risjell në vëmëndje opsionet e shumta të cilat mundësojnë këtë qëllim madhor duke hedhur poshtë nocionin se zbutja ose adaptimi janë mënyrat e vetme për të adresuar ndryshimet klimaterike. Gjithësecili prej nesh duhet të impenjohet në këtë angazhim, jovetëm në kuadër të përkujdesjes ndaj natyrës por sepse ne i detyrohemi çdo frymëmarrje asaj. Secili prej nesh ka nevojë përnjë Tokë të shëndetshme e cila mbështet punën, jetesën, mirëqenien shëndetësore dhe lumturinë tonë. Një planet i shëndetshëm nuk është më një opsion – është një domosdoshmëri

Tags: Dita ndëkombëtare e TokësMjedisi

Artikuj të Ndërlidhur

“Ky vend ka më shumë se 3000 lloje bimësh, 273 lumenj dhe mbi 15 parqe kombëtare”/ Media franceze jehonë Shqipërisë
Mjedisi

“Ky vend ka më shumë se 3000 lloje bimësh, 273 lumenj dhe mbi 15 parqe kombëtare”/ Media franceze jehonë Shqipërisë

20/04/24 - 08:39
17
Një eklips total diellor do të ndodhë më 8 prill, teori nga më të frikshmet janë ngritur rreth tij
Shkencë

Një eklips total diellor do të ndodhë më 8 prill, teori nga më të frikshmet janë ngritur rreth tij

05/04/24 - 08:17
11
A është i dëmshëm pluhuri që pushtoi vendin? Ambientalisti i njohur: Duhet të ishte parashikuar
Mjedisi

Rikthehet pluhuri saharian! Tempertura deri në 30°C

30/03/24 - 09:41
9
A është i dëmshëm pluhuri që pushtoi vendin? Ambientalisti i njohur: Duhet të ishte parashikuar
Aktualitet

Meteorologia tregon çfarë la pas pluhuri saharian për 48 orë në Shqipëri

29/03/24 - 09:49
13
Next Post
Shqipëria rikthen vizat për shtetasit rusë, Ambasada Shqiptare në Moskë bën njoftimin e papritur

Shqipëria rikthen vizat për shtetasit rusë, Ambasada Shqiptare në Moskë bën njoftimin e papritur

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.