Lionel Messi konfirmoi të martën se “nuk mendon” se do të luajë në një tjetër Kupë Bote, u shpreh ai një intervistë për mediat kineze pasi ai udhëhoqi Argjentinën drejt fitores në turneun e vitit të kaluar në Katar.
“Unë kam thënë disa herë më parë se nuk mendoj kështu, se ai (2022) ishte Kupa ime e fundit Botërore,” tha ai kur u pyet nëse ai mund të paraqitet në turneun 2026 në Amerikën e Veriut. .
“Do të shoh se si shkojnë gjërat, por teorikisht nuk mendoj se do të jem aty për Kupën e Botës së ardhshme”, shtoi Messi në spanjisht.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ndodhet aktualisht në Pekin ku Argjentina do të luajë një miqësore kundër Australisë të enjten.
Komentet e tij vijnë pasi ai tha në fillim të këtij viti për gazetën argjentinase Ole se do të ishte “shumë e vështirë” të luante në një tjetër Kupë Botërore.
Ai do të mbushë 39 vjeç gjatë turneut të ardhshëm.
Messi javën e kaluar njoftoi se do t’i bashkohej skuadrës së MLS Inter Miami pasi kontratës së tij dyvjeçare me Paris Saint-Germain i erdhi fundi.
Argjentina do të luajë miqësoren e së enjtes kundër Australisë në Stadiumin e Punëtorëve në Pekin me kapacitet 68,000 vende.
Ndeshja është një përsëritje e ndeshjes së 16-es së fundit mes skuadrave në Kupën e Botës në Doha, të cilën Argjentina e fitoi 2-1.
Me tifozët kinezë të dëshpëruar për të parë ish- yllin e Barcelonës në veprim, biletat janë blerë me shpejtësi pavarësisht se janë shitur me çmime që rriten në 4,800 juanë (532 £).