fbpx
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

15 vite martesë, shokon vëllai i Michael Schumacker: Jam gay

Tirana Press by Tirana Press
18/07/24 - 09:07
in Sport
A A
15 vite martesë, shokon vëllai i Michael Schumacker: Jam gay
8
VIEWS

Ralf Schumacher, vëllai i 7 herë kampionit të botës, Michael ka arritur që të pushtojë faqet e para të mediave sportive, pasi zbuloi se ishte homoseksual. Ish-piloti i Formula 1 publikoi një foto të tij dhe të partnerit, shoqëruar me një përshkrim të ndjerë.

“Gjëja më e bukur në jetë është kur ke në krah partnerin e duhur me të cilin mund të ndash gjithçka,”- ka shkruar Ralf Schumacher në foto.

Ralf njihet si vëllai më i vogël i shtatë herë kampionit të botës në F1, Michael Schumacher, por ka pasur edhe një karrierë të tijën.

Lexo mëShumë

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

Martesa plot ngjarje dhe divorci me Cora Brinkmann

Në prill 2001, Ralf Schumacher u fejua me Cora-Karolina Brinkmann, një ish-modele nga Gjermania dhe ata u martuan më 5 tetor të të njëjtit vit në një ceremoni private, në shtëpinë e çiftit në Hallwang të Austrisë. Më vonë atë muaj lindi fëmija i tyre, David Schumacher, i cili gjithashtu u përpoq të bëhej një garues i Formula 1. Më 20 shkurt 2015, avokati i Ralf Schumacher konfirmoi se Schumacher dhe gruaja e tij ishin divorcuar pas një periudhe të hidhur ndarjeje.

Çifti luftoi për kujdestarinë e djalit të tyre dhe pasurinë e Schumacher, e cila vlerësohet në 100 milionë euro. Mosmarrëveshjet megjithatë u zgjidhën pasi Cora Brinkmann mori 6 milionë euro dhe shtëpinë e familjes në Bergheim.

Në fillim të vitit ish-çifti u bë sërish pjesë e lajmeve për shkak të prezencës së modeles në reality show-n “Jungle Camp”, një lloj Survivor që shfaqet në televizionet gjermane prej më shumë se 15 sezonesh. Familja Schumacher kishte frikë në atë kohë se Cora “llafazane” do të zbulonte informacione për gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher.

Megjithatë, vetëm tre ditë pas fillimit të xhirimeve, modelja vendosi të largohej “vullnetarisht” nga spektakli, i cili zhvillohet në një xhungël australiane.

“Bild” e kundërshtoi fuqishëm këtë version zyrtar dhe e lidhi largimin e saj me “klauzolën misterioze që rrjeti RTL ka me familjen Schumacher”. Klauzola e ndalon debatin për shëndetin e kampionit. Tabloidi gjerman pretendonte se “producentja e emisionit mori frymë e lehtësuar pasi Cora u largua, sepse kishte një farë frike për të diskutuar tema që nuk nuk duhej.

Ish-modelja dhe prezantuesja televizive nuk është pjesë e rrethit të ngushtë të ngushtë që mund të vizitojë Michaelin, por “drejtuesit e rrjetit kishin frikë nga çdo informacion që ajo mund të kishte për të”.

Cora ishte anëtare e familjes Schumacher për gati 15 vjet dhe madje ishte në lidhje me Ralph edhe 2 vite pas aksidentit të Michael. Edhe pse ai nuk i përket rrethit të ngushtë të personave që kanë akses për të takuar Schumacher, por dihet se mban një marrëdhënie respektuese, edhe pse jo tepër të ngushtë me Corina Schumacher, gruaja e legjendës së Formula 1, e cila gjithashtu është përgjegjëse për ruajtjen e privatësisë së shoferit.

Tags: jam gayRalf Schumachervëllai i 7 herë kampionit të botës

Artikuj të Ndërlidhur

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë
Sport

Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

09/09/24 - 09:01
209
Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit
Sport

Si u transferua Broja tek Everton, zbulohen detajet marrëveshjes së minutës së fundit

31/08/24 - 10:01
8
Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri
Sport

Sot hidhet shorti i Champions League, çfarë duhet të dini për formatin e ri

29/08/24 - 12:12
15
ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare
Sport

ZYRTARE/ Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare

28/08/24 - 12:30
63
Next Post
E rëndë në Serbi, një polic i vrarë dhe një i plagosur. Daçiç: Autori ishte një shqiptar (Emri)

E rëndë në Serbi, një polic i vrarë dhe një i plagosur. Daçiç: Autori ishte një shqiptar (Emri)

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.